Greqia kërkon përsëri borxh nga FMN

-fmi

Në një deklaratë, FMN-ja tha se Fondi ka marrë një letër në të cilën autoritetet greke po kërkojnë një kredi të re.

 

Qeveria e Greqisë ka kërkuar nga Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) një kredi të re, këtë e ka konfirmuar vetë FMN.

Në një deklaratë, FMN-ja tha se Fondi ka marrë një letër në të cilën autoritetet greke po kërkojnë një kredi të re. Në mënyrë që të bien dakord për detajet, përfaqësuesit e FMN-së duhet të takohet me përfaqësuesit e partnerëve grekë.

Greqia kishte fituar të drejtën për të kërkuar një borxh të ri nga FMN pas pagesës edhe pse të vonuar të këstit të radhës së borxhit ekzistues nda këtij institucioni i cili përkonte me shifrën e 2 miliardë dollarëve.

Ndërkohë bisedimet për paketën e tretë shpëtuese financiare ndaj Greqisë me kreditorët do pritej të vazhdonte ditën e djeshme në Greqi por për shkak të protestave në vend ajo u shty për çështje sigurie.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *