Alma Lama behet histerike: “Largoni nga FB ata qe me shajne”

alma-lama

Deputetja katolike e LDK-së, Alma Lama ka një kërkesë për të gjithë miqtë e saj në rrjetin Facebook. U thotë që kushdo se e konsideron atë mike, t’i largojnë nga ky rrjet të tjerët që e shajnë apo që bëjnë fushata denigruese ndaj saj.

Madje i kushtëzon, që nëse nuk veprojnë siq thotë ajo, më nuk do të jenë miqtë e saj.

Lama shkon edhe më tej, thotë se nuk e ka ndërmend të merret më çdo qen që i del në rrugë, duke ofenduar cdo kend qe nuk e mendon si ajo.

“Nga të gjithë ata që më konsiderojnë mike dhe më respektojnë kërkoj që të largojnë nga lista e tyre e miqve të gjithë ata njerëz perverse, që më shajnë e ofendojnë apo bëjnë fushata denigruese e talebaneske kundër meje. Këto lloj plehrash nuk i duhen askujt. Përndryshe as ju nuk mund të jeni miq të mi. Ndërsa unë nuk kam ndërmend të gjuaj me gurë çdo qen që më del rrugës. Kam qëllime e parime shumë më të mdhaja në jetë. Kam gjithashtu një familje të mrekullueshme” ka shkruar ajo.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *