Maqedoni, vritet zëvendës drejtori i të Ardhura Publike, Argëtim Hasani

6264_1108748132_o

Zëvendës drejtori i të Ardhura Publike, Argëtim Hasani, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri nga një makinë në lëvizje në afërsi të hotelit “Drim” në Strugë.

 

Zëvendës drejtori i të Ardhura Publike, Argëtim Hasani, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri nga një makinë në lëvizje në afërsi të hotelit “Drim” në Strugë.

Incidenti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme të Ohrit, Stefan Dimovski. “Reth orës 13:20 në rrugën ‘Marks-Engels’ në Strugë është qëlluar mbi një banor të Strugës i lindur në vitin 1973. Ai është qëlluar nga një makinë në lëvizje të markës Golf. Policia nën udhëheqjen e Prokurorit publik kryen hetimet në vendin e ngjarjes dhe janë duke u ndërmarë të gjitha masat për gjetjen e automjetit. Policia e qytetit të Strugës është duke zhvilluar hetime të gjera për të gjetur autorët e krimit”, deklaroi Dimovski për AA.

Kujtojmë se para dy ditëve në lagjen Bedinjë të Kumanovës u vra Xhemail Rexhepi i njohur si komandant Shqiponja, si dhe u plagosën dy persona të tjerë. Ministria e Punëve të Brendshme për rastin në fjalë njoftoi se dy të dyshuar janë dorëzuar policisë dhe se rasti po procedohet.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *